Majko: Interesat e Rusisë në Ballkan do të përforcohen nëpërmjet Serbisë

25 Mars 2022 | 20:23

Ish-kryeministri Pandeli Majko thotë se pas pushtimit të Ukrainës ka ‘ndryshuar fjalori i marrëdhënieve ndërkombëtare’ dhe Shqipëria duhet të fillojë të rishikojë status quo-të në rajon.

Lufta tha ai mund të nxisë që Brukseli të ketë një qasje tjetër për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Serbia sipas Majkos ndodhet në një situatë delikate pasi është kthyer në një vrimë të zezë pasi nuk pranon të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjithashtu është vënë në dyshim dhe integrimi i saj në BE, pasi Beogradi rrezikon të kthehet në një koloni të mirëfilltë ruse.

“Ajo që shikohet hapur është drama që po kalon Serbia në rajon. Nuk kemi pse bëhemi pjesë e dramës së tyre”, tha Majko.

Ish-kryeministri përmendi prezencën e një baze ushtarake ruse në Serbi. Kjo e bën Ballkanin një nga pikat më të dobëta dhe të rrezikuara nga agresioni rus.

“Interesat e Rusisë në Ballkanin Perëndimor do të amplifikohen nëpërmjet faktorëve serbë”, tha ai.

Sipas Majkos, Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që Serbia ‘të përdorë statusin e viktimës’, ndaj shtoi se nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim i njëanshëm.

Majko e cilësoi ‘Open Balkan’ thjesht një iniciativë tre palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026