Votimi i emigrantëve, Majko: Është cinike t’ua mohosh këtë të drejtë në emër të frikës nga manipulimi
Mënyra e realizimit dhe mundësimit të votës së emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme ka sjellë diskutime dhe debate në grupin socialist.
Bashkëkryetari në komisionin e Reformës Zgjedhore nga radhët e mazhorancës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se procesin e votës së emigrantëve në zgjedhje do ta udhëheqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka qenë kundër këtij propozimi.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kjo çështje duhet parë në mënyrë më realiste dhe nuk mund të thuhet ‘PO’ me 100 % siguri, pasi për votën e emigrantëve, kryeministri theksoi se nuk ka nevojë thjesht për zgjidhje teknike, por për pranim të zgjidhjes dhe mekanizmit që do të përdoret.
Ndërkohë, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha për Euronews Albania se diskutimet brenda mazhorancës kanë të bëjnë me modele, teksa shtoi se kjo është vetëm një çështje teknike dhe ajo që duhet tani për ta materializuar këtë nismë është vetëm vullneti politik.
Z. Majko tha se ekzistojnë të gjitha modelet apo metodat e suksesshme të ndjekura nga vendet e tjera dhe Shqipërisë i duhet vetëm të zgjedhë njërin prej tyre.
Ministri i shtetit për Diasporën refuzoi ta quante vota e emigrantëve, por vota e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, teksa tha se gjysmë milionë shqiptarë tashme kanë pasaportë evropiane dhe janë pjesa më e maturuar e shoqërisë.
Ai sugjeroi se mënyra më e mirë për votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është përmes zarfit, teksa shtoi se për të larguar mosbesimin lidhur me mundësinë e manipulimit, do të propozohet që kjo procedurë të mos bëhet nga posta shqiptare, por nga një kompani e huaj.
“Konsensusi është për të votuar me postë, pasi ka një numër të vendeve që nuk e lejojnë votimin me kuti. Dhe për të pasur një procedurë të ngjashme për të gjitha shtetet, zarfi mbetet mundëaia më e mirë. Ne, në propozimet tona në KQZ, kemi kërkuar që transportimin e zarfeve të mos e bëjë posta shqiptare, por një kompani ndërkombëtare, për të shmangur paragjykimin. KQZ do të përcaktojë detajet teknike”, tha z. Majko.
Ai tha shpreh se është një gjë shumë cinike t’u mohosh të drejtën për të votuar shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vetëm në emër të frikës për manipulimin e zgjedhjeve, teksa shprehu bindjen se vota e tyre është më e sigurt nga manipulimi se çdo votë tjetër.
“Kur je në opozitë nuk mund të bllokosh të drejtën kushtetuese për të votuar. Sot janë mbi gjysmë milionë shqiptarë që kanë pasaportë evropiane, është pjesa më e maturuar e shqiptarëve që nuk ka politikan apo zarf që mund t’i manipulojë. Vota e diasporës është më e sigurt nga manipulimi”, tha z. Majko.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset