Makina futet në fushën sportive, humb jetën një i mitur në Britaninë e Madhe
Një tragjedi ka ndodhur në Cumbria në Britaninë e Madhe, ku një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi një makine ka hyrë në një fushë sportive.
Policia ka njoftuar se u thirrën në vendngjarje në orën 16:58, për një aksident që përfshinte një BMW i40 dhe dy fëmijë në fushën e Klubit të Futbollit të Rugby Union Kendal, në Shap Road, Kendal.
Sipas policisë së Cumbria, një nga fëmijët ka ndërruar jetë, ndërsa i dyti po merr trajtim nga mjekët.
Një burrë, rreth të 40-ave, është arrestuar me dyshimin se ka shkaktuar vdekjen duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme.
Një zëdhënës i policisë tha se:
“Hetuesit specialistë janë në vendngjarje dhe zona është rrethuar ndërsa po zhvillohen hetimet fillestare”. Sipas forcave të rendit, incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin. Familjarët e afërt të fëmijëve janë informuar për ngjarjen tragjike.
Në një postim në Facebook, Klubi i Rugby Kendal shprehu pikëllimin për këtë ngjarje, duke shkruar:
“Jemi thellësisht të trishtuar për të konfirmuar që ndodhi një incident sot në Klub. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tyre dhe kërkojmë që të respektohet privatësia e të gjithë të përfshirëve në këtë kohë të vështirë.”
Klubi dhe objektet e tij janë mbyllur përkohësisht dhe po bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet. Deputeti Tim Farron, i cili përfaqëson zonën e Kendalit, postoi:
“Ky është një lajm shkatërrues, krejtësisht zemërthyes. Lutem për fëmijët, për familjet dhe miqtë e tyre. Komuniteti ynë në Kendal është i shtangur dhe në zi.”
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet