Makina humb kontrollin në aksin “Ersekë-Korçë”, aksidentohen dy persona

21 Shkurt 2025 | 07:42

Mëngjesin e kësaj të premte bëhet me dije se një aksident ka  ndodhur në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”. Shkak dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të shoferit, ku për pasojë, ky i fundit është lënduar së bashku me pasagjeren që ndodhej në makinë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026