“Makina me xhama të zinj shpërndanin lekë”, Maliqi: Të gjitha do t’i çoj në SPAK
Kandidati i Bashkë Fitojmë për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi humbi në zgjedhjet e 14 majit përballë kandidatit socialist, Kreshnik Hajdari.
Në një intervistë për Euronews Albania, Maliqi u shpreh se ai ishte fitues në Kuçovë, ndaj i gjithë shteti u angazhua në këtë bashki për të manipuluar votat.
Maliqi tha se do të çojë nesër në SPAK dosjen me të gjitha provat për parregullsitë e regjistruara gjatë votimeve dhe numërimit të votave në bashkinë Kuçovë.
“Kanë hedhur miliona lekë në fushatë me çakull, me asfalt, joshjet që i bënin njerëzve të stafit tonë. Me gjithë drejtorë para qendrave të votimit, makina me xhama të zinj që u bënin presion votuesve. Me gjithë këto, unë e kisha të sigurt fitoren. Dorëzohen kutitë dhe çfarë ndodh në 11.30 KZAZ merr vendim që do ikin gjysmë ore sedo lahen. Të gjitha kutitë ishin të pambrojtura, ambienti ku ruheshin kishte 2 dyer të tjera. KZAZ vjen në 1 pas 20. Çfarë nuk ka ndodhur me kutitë, janë gjetur kuti pa vulë, vula të ndryshme nëpër kuti, shkelje nga më të ndryshme. Deri në orën 11 ishim 400 vota, dhe pas kësaj pata një përplasje fizike dhe unë u largova krenar. Sondazhet të gjitha tregonin fitoren time. Të gjitha do t’i çoj në SPAK nesër”, tha Maliqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)