Makina përplas këmbësorin në aksin Gjirokastër-Kakavijë, çfarë thotë policia

3 Gusht 2025 | 08:40

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunë rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”.

Sipas policisë, shtetasi T. B., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin S. A., rreth 56 vjeç (këmbësor), i cili u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Gjirokastrës njofton se në përfundim të veprimeve procedurale, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. B., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Lazarat, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo...
19:43 | 26/06/2026

Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me Banjot Termale të Bënjës, duke shpërndarë edhe pamje nga zona. Në një postim në Facebook,...
19:31 | 26/06/2026

LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, ata...
19:10 | 26/06/2026