Mali i Zi dhe SHBA ndërtojnë terminal për importin e gazit të lëngshëm natyror

12 Maj 2023 | 21:04

Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të kompanive amerikane, nënshkruan këtë të premte në Podgoricë një Memorandum për zbatimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike.

Sipas kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, këto projekte, ndër të tjera, do të zvogëlojnë varësinë nga gazi rus.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali për importin e gazit të lëngshëm natyror në Mal të Zi dhe instalimin e një termocentrali me gaz, furnizimi i të cilit do të vinte përmes terminalit. Projektet e terminalit dhe termocentralit do të jenë në portin e Tivarit.

“Kjo është e rëndësishme në mënyrë gjeopolitike për ne, sepse zvogëlon varësinë nga gazi rus, por mbi të gjitha kjo flet se ne e dimë se ku duam të lëvizë vendi në 10, 15, 20 vitet e ardhshme”, tha Abazoviç.

Memorandumi u nënshkrua nga Abazoviç, Phil Pyle, përfaqësues i Enerflex Energy Systems dhe Olin L. Wethington, president dhe shef ekzekutiv i Wethington Energy Innovation.

Wethington tha se Mali i Zi, te kompanitë amerikane ka partnerin më të mirë teknologjik.

Nënshkruesit e memorandumit u pajtuan se bëhet fjalë për projektet që do të sigurojë siguri energjetike dhe do të krijojnë perspektiva të mira për përparimin e mëtejshëm energjetik dhe të përgjithshëm ekonomik të Malit të Zi.

Sipas memorandumit, ato mund të fillojnë punën deri kah fundi i vitit 2025. Megjithatë, ata nuk kanë dashur të flasin për datën e fillimit të punimeve dhe vlerën e investimit, duke u shprehur se ato varen nga shumë faktorë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, tha se projekti i sjell Malit të Zi më të mirën në aspektin e teknologjisë, pajisjeve, njohurive dhe aftësive.

Bisedimet për këtë projektet nisën në janar të vitit 2020.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026