Mallra kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, pranga shoferit në Kakavijë

1 Nëntor 2025 | 13:41

Policia Kufitare në Kakavijë ka ndaluar këtë të shtunë në hyrje të territorit shqiptar, autobusin e linjës Athinë-Tiranë.

Sipas raportimeve, gjatë kontrollit të autobusit policia ka konstatuar mallra të dyshuara kontraband, dhe për këtë fakt 2 drejtuesit e autobusit u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.

Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra çanta me veshje, valixhe me produkte kozmetike dhe disa kuti me pjesë këmbimi për automjete, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, shoferët e autobusit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet

Ka nisur seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku po shqyrtohet çështja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së...
10:21 | 09/07/2026

Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta

Avokati i Ilir Metës, Bujar Musta është paraqitur këtë të enjte në GJKKO për gjyqin ndaj ish-presidentit në themel. Gjyqi pritet të mbahet në orën...
09:55 | 09/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026