Shqipëria e 28-ta, Malta kampione në Europë për mbrojtjen e të drejtave LGBTI
Malta vijon të mbetet shteti më i mirë në Europë për sa i përket të drejtave të komunitetit LGBTI, sipas raportit vjetor të ILGA-Europe.
Organizata thotë se Malta i është përmbajtur politikave, ligjeve dhe praktikave më të mira e më pak diskriminuese ndaj komunitetit.
Shteti i anëtar në BE me rreth 525 mijë banorë qëndron në krye të “Hartës së Ylberit” në Europë që prej vitit 2016.
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e të drejtave në komunitetit LGBTI, ndërsa në listën prej 49 shtetesh, renditet e 28-ta.
Në vend të tetë midis 49 shtetesh është renditur Mali i Zi, i cili kryeson edhe me fqinjët e Ballkanit Perëndimor.
Më pas vjen Bosnja dhe Hercegovina (22), Serbia (23) dhe Kosova (25).
Danimarka u ngjit me shtatë vende duke u renditur në vend të dytë pas Belgjikës, shtet që së fundmi njoftoi se deri në fund të këtij viti do të ndalë me ligj të ashtuquajturat ‘terapitë e konvertimit’.
Azerbajxhani, Turqia, Rusia dhe Armenia janë në skajin tjetër të grafikut si shtetet me ligjet më të dobëta në botë në mbrojtjen e LGBTI, ndërsa për sa i përket BE-së janë Rumania dhe Bullgaria.

Çdo vit, organizata e përbërë nga 600 grupe të të drejtave njeriut publikon raportin për 49 shtetet të Europës.
Të dhënat e këtij viti u publikuan të enjten gjatë Forumit të Hartës së Ylberit në Europë, mbajtur në Qipro.
“Shumica e vendeve po përparojnë drejt barazisë, duke njohur dhe mbrojtur realitetet e jetuara të popujve”, thotë ILGA Europë në raportin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng