Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec, destinacioni më i kërkuar në Vlorë
Manastiri i Shën Mërisë në Zvërnec mbetet pika turistike më e vizituar e qytetit të Vlorës, por ndoshta edhe në rang qarku, jo vetëm në verë por edhe gjatë dimrit.
Përgjatë fundjavave në manastirin në Zvërnec takon turistë nga Europa por edhe vendet e largëta si Amerika.
Turistët që vijnë kryesisht nga Ukraina, Turqia dhe SHBA tregojnë se ky vend i ka lënë pa fjalë për bukuritë natyrore që ka.
Të mrekulluar tregojnë se janë edhe me qytetin e Vlorës, i cili është kthyer në të preferuarin e tyre.
Vlorën dhe manastirin konfirmojnë se do ta sugjerojnë edhe tek miqtë e tyre në vendet e jetesës si dhe premtojnë që do të kthehen sërish.
“Ky vend është perfekt, perfekt. I mahnitshëm. Kemi ardhur nga Turqia, ndenjëm disa ditë në Durrës, por nuk ka të krahasuar me këtë vend.
Është hera ime e parë në Shqipëri dhe në Vlorë, por nuk do të jetë e fundit. Do t’ua sugjeroj të gjithë miqve të mi”, thotw njw turiste.
“Është hera ime e parë në këtë vend. Impresionet e para janë të mira. Unë vij nga Amerika. Para se të vija në Shqipëri isha në Spanjë, por edhe këtu po e shijoj këtë vend të qetë. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm, pothuajse të gjithë. Mendoj se kjo është pjesë e kulturës tuaj dhe më pëlqen shumë”, shprehet njw tjetwr.
Në kishën e Shën Mërisë në Zvërnec mund të takosh nga afër bukuritë natyrore ndërthurur me kultin fetar, si dhe vizitorët e veçantë flamingo dhe pelikani kaçurrel.
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte
- 16:18 Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:17 Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit