Manastirliu: 500 mijë doza ‘Pfizer’ vijnë brenda 3 muajsh, përshpejtojmë planin e vaksinimit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prezantoi para Kuvendit Aktin Normativ që i hap rrugën mbërritjes së 500 mijë dozave të vaksinës ‘Pfizer’ brenda 3 muajsh në vendin tonë, seria e parë e cilave sic tha mbërrijnë brenda tetori.
“Akti normativ që miratojmë sot, i hap rrugë sigurimit në një kohë shumë të shpejtë, brenda 3 muajsh, të 500 mijë vaksinave ‘Pfizer’, seria e parë e të cilave vjen brenda Tetorit. Është hapi i radhës, në një seri tashmë të panumërt hapash, në rrugëtimin tonë të nisur prej muajit dhjetor, për të sjellë në Shqipëri vaksina të sigurta dhe të certifikuara”, deklaroi Manastirliu.
Manastirliu theksoi se vendi do të hyjë në një fazë tjetër të intensifikimit të planit të vaksinimit me qëllim rritjen më tej të mbulesës vaksinale.
“Ne jemi gati të ecim tashmë me një marsh më shumë, me vënien në zbatim të fazës tjetër të Planit tonë të vaksinimit. Do të jemi me strukturat tona të lëvizshme në çdo universitet, e më me shumë intensitet në çdo qytet, në çdo fshat të Shqipërisë. Ekipet tona të profesionistëve do të jenë aty, për t’u ofruar qytetarëve shpjegime, vetëdijësim dhe vaksinimin falas afër vendbanimit. Ne e treguam gjatë kësaj krize të shëndetit publik me përmasa globale, se nuk do të lëkundemi. E sigurisht që nuk kemi ndërmend ta bëjmë tani, kur drita në fund të tunelit, duket gjithnjë e më qartë”, tha Manastirliu.
Sipas ministres, qeveria shqiptare deri në sot ka disbursuar 32 milionë dollarë për blerjen e vaksinave si dhe ka vënë në dispozicion të gjitha mjetet financiare për përballimin e pandemisë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta