Manastirliu: 70% e popullatës e vaksinuar deri në mes të vitit 2022
“Shqipëria do të ndjekë objektivin e OBSH për vaksinimin e 70% të popullsisë deri në mesin e vitit 2022”. Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në interpelancën e kërkuar nga deputeti i opozitës, Tritan Shehu në seancën e sotme të Kuvendit.
Manastirliu deklaroi se 44% e qytetarëve janë më të mbrojtur me një dhe dy doza që i përkasin popullatës +16 vjeç.
Manastirliu në fjalën e saj tha se qeveria ka bërë të gjitha përpjekjet për të përmbushur përgjegjësitë e saj për sigurimin e sasisë së nevojshme të vaksinave që çdo qytetar të ketë mundësi të vaksinohet.
“Qeveria ka lëvizur të gjithë gurët për të përmbushur përgjegjësinë e saj, për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave, në mënyrë që çdo qytetar të vaksinohet. Dhe në këtë drejtim, ia kemi dalë. Ky është një fakt! Arritja e objektivit të mbulesës me vaksina do të varet padyshim nga pranueshmeria, por edhe nga mekanizmat e sugjeruar nga ekspertët, të cilat ne jemi të vendosur t’i zbatojme”, tha ministrja e Shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta