Manastirliu i përgjigjet Bashës për gjendjen e pandemisë: Shqipëria në pozita më të mira se rajoni

29 Shtator 2020 | 13:36

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu drejtua të martën udhëheqësit të opozitës, Lulzim Basha që të rishqyrtojë qëndrimet e tij për sa i përket gjendjes së pandemisë së COVID-19 në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu i kërkoi Bashës që të pranojë se qeveria ka mirë-menaxhuar situatën.

Manastirliu shprehet se prej muajit korrik e deri më sot është “dyfishuar numri i testimeve” dhe kjo do të vijojë të rritet “bazuar në strategjinë për kufizimin e përhapjes së virusit”. Ajo theksoi se në bazë të strategjisë së koordinuar me ekspertët e shëndetësisë “ekipet në terren, testojnë, gjurmojnë dhe izolojnë mbi 80% e rasteve brenda 48 orëve”.

“Shqipëria është ndër të paktat vende të rajonit ku mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore nuk kanë munguar për as edhe një sekondë, që kur u shfaqën rastet e para të infeksionit në Shqipëri,” – pretendoi ministrja duke theksuar se vendi ka shumë pak mjekë dhe personel shëndetësor të infektuar.

Ministrja këmbënguli se “shifrat e nxjerrin Shqipërinë në një pozicion më të mirë se sa shumë vende të rajonit” ndërkohë që shpërblimet 1 mijë dhe 500 euro për punonjësit e shëndetësisë “janë realitet prej shtatë muajsh” dhe “do të zgjasin deri ditën e fundit të kësaj pandemie”.

Reagimi i ministres vjen pak kohë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se situata e pandemisë në vend “është në prag katastrofe”.

Pas një konsultimi që ai tha se kishte kryer me ekspertë të shëndetësisë, Basha këmbënguli se Shqipëria vazhdon të ketë numër të ulët testesh, ku sipas tij duhet të bëhen mesatarisht 2,500 teste në ditë dhe jo 800-850, ndërsa ende nuk ka asgjë konkrete rreth vaksinimit kundër gripit të stinës.

 

Lexoni gjithashtu:

Situata e pandemisë, Basha takim me mjekët: Jemi në prag të katastrofës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026