Manastirliu: Mjekët do përfitojnë kredi të buta për blerjen e shtëpisë

23 Qershor 2023 | 12:09

Mjekët e rinj të punësuar në sektorin publik do të përfitojnë kredi të buta për blerjen e banesës. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend për ndryshimet ligjore në ligjin e strehimit social.

“Me ndryshimet që ne propozojmë për strehimin social, do t’i hapet rrugë një seri programesh dhe lehtësirash për kategori të ndryshme të administratës publike, pjesë e të cilave do të jenë edhe profesionistët e shëndetësisë. Sipas parashikimeve të mbështetjes për punonjësit tanë të shëndetësisë, në mënyrë që sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj, ne t’i sigurojmë një mbështetje direkte me kredi të buta për të pasur mundësinë e blerjes së një banese.  Sot ne hapim një tjetër dritare, një tjetër mundësi efektive për të ndërtuar një program të ri social për  çiftet e reja, për të pasur një banesë të tyren në pronësi dhe për ta përfituar këtë nëpërmjet ndihmës së shtetit. Shteti futet garant në këtë rast për të siguruar banesën për profesionistët e shëndetësisë, për mjekët e rinj”-tha Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e grupeve në nevojë përmes këtyre ndryshimeve ligjore, Ministrja Manastirliu tha se edhe fëmijët në përkujdesje të Republikës do të përfitojnë nga këto ndryshime ligjore.

“Ata të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë ligj do të kenë mundësi që të gëzojnë shtëpinë e tyre të parë, do kenë mundësi që të mbështeten nga shteti me këto kredi të buta, duke siguruar interesa shumë të favorshme dhe duke garantuar gjithashtu që edhe fëmijët me status në përkujdesje të Republikës së Shqipërisë, të mundet që t’i sigurojmë një kredi sociale më kostë të ulët, me interes zero dhe gjithashtu kolateral të parë.”- tha Manastirliu.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026