Manastirliu: Mjekët mund të bëjnë vizita private, faturën e përcakton bordi

29 Qershor 2023 | 12:53

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë se mjekët kanë të drejtë të bëjnë vizita private jashtë orarit zyrtar të punës me pacientë që ata zgjedhin, por faturën për shërbimin e përcakton bordi i spitalit.

Një vendim i tillë vjen në kuadër të reformës spitalore dhe çeljes së autonomisë spitalore.

Spitalet që mund ta kthejnë këtë vendim në praktikë janë QSUT-ja, spitali i Durrësit dhe i Shkodrës. Spitalet e tjera do duhen të kenë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale në mënyrë që mjekët të kryejnë vizitat private.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026