Analizë e buxhetit të shëndetësisë, spitali psikiatrik, trajtoi rreth 1400 pacientë
Më pak para i janë dhënë shëndetësisë në vitin 2022. Buxheti i shpenzuar në këtë sektor është marrë në analizë nga organizata “Together for life” e cila nxjerr në pah se në disa shërbime planifikimet kanë dalë jashtë pritshmërisë duke cenuar kështu shërbimin ndaj pacientit
“Sa i takon produktit pacient të shtruar në spitalin psikiatrik, ka pasur një planifikim për rreth 900 pacient, ndërkohë që shifra ka kaluar në 1400 pacientë, kjo do të thotë se ka pasur edhe një ulje të kostos për njësitë e shërbimit gjë që vë në pikëpyetje cilësinë e shërbimit”,-tha Denisa Canameti nga organizata “Together for life“.
Një nga zërat më të mëdha në buxhetin e dedikuar shëndetësisë është edhe programi i kontrollit bazë.
“Kjo është një kontratë e cila nuk ndryshon, pavarësisht raportit se janë bërë rreth 20.000 më pak kontrolle, koncesionari paguhet njësoj”,-tha Denisa Canameti nga organizata “Together for life“.
Por ka patur edhe program të planifikuara por në fund duket se janë zhdukur.
“Dy produkte të cilat u buxhetuan në fillim të vitit 2022 ishin dy produkte të reja për pacientët me sindromën down dhe për çifte që vuajnë nga infertiliteti”,-tha Denisa Canameti nga organizata “Together for life“.
Në disa programe ka patur rishikim të fondeve, çka për ekspertët që e kanë marr në analizë buxhetin do të të thotë se buxheti nuk është planifikuar si duhet.
LEXONI GJITHASHTU:
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme