690 mijë vizitorë në muze e kala, 46.5% janë turistë të huaj

27 Qershor 2023 | 16:49

Institucionet e trashëgimisë kulturore kanë tërhequr vëmendjen e mjaftë vizitorëve. 46,5% e të cilëve janë turistë të huaj. Nëse shqiptarët preferojnë të shkojnë në muze të huajt duan parqet arkeologjike.

Grupe të huajsh që vizitojnë vendin tonë, hasen çdo ditë në kryeqendrën e vendit, Tiranën.

Ata kanë kuriozitet të njohin nga afër jo vetëm Shqipërinë sot, por edhe të shkuarën dhe trashëgiminë tonë kulturore e historike.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2022, numërohen rreth 690 mijë vizitorë, prej të cilëve  320.788, janë turistë të huaj që kanë frekuentuar muzeumet, kalatë dhe parqet arekologjike.

Të huajt kanë preferuar në shumicën e rasteve të frekuentojnë parqet arkeologjike. Ata përbëjnë 56,8% të vizitorëve gjithsej.

Ndërkohë që më pak kuriozitet kanë treguar për kalatë, ku të huajt zënë 29,4% të vizitorëve.  

E kur vjen fjala për muze, shohim se më shumë se 50% e vizitorëve janë shqiptarë dhe më pak të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026