Fshati i vilave bosh, më shumë se 50% e banorëve janë larguar
Fshati Manati ndodhet 3 km në juglindje të qytetit të Lezhës. Ajo që të bie në sy që në hyrje të fshatit janë vilat shumëkatëshe, pjesa më e madhe e të cilave sot janë bosh.
Edhe aty ku dikush përgjigjet, janë të moshuar të vetmuar të cilët të ftojnë brenda duke treguar se prej muajsh s`u troket njeri në derë.
“Unë jam 72 vjeç nënë e 5 djemve, jetoj vetëm se nuk kanë ca bëjnë fëmijët këtu. Në 91 kanë ik tre të mëdhenjtë, kurse i vogli ka ik vjet”, thptë Prene Zefi, banore e fshatit.
“Mua më me ardh një shoqe me ndenj me mu, mua më gjen duke folur me vete. Me kë të flas, me macen, me qenin, me pulën? Po fol me to, i ndjell, kaloj mërzinë. Mbrëmjet kur të erret merrem me televizorin, vetmia është gjë e keqe. Zot mos ja jep kujt! Kanë ikur të tërë, të tërë nga dy pleq për derë jemi. S`është kurrkush këtu”, tregon ajo.
79-vjeçarja Age Gjonpernoj është një tjetër e moshuar e vetmuar që ka humbur shpresën se në këtë jetë do të mund të jetojë krah fëmijëve të saj.
“Kam 6 fëmijë, katër djem e dy cuca. Ku i kam fëmijët unë sot! Unë ndoshta s`kam lekë në telefon me e lajmëru fëmijën se jam e sëmurë. Unë vetëm për atë lutem, o Zot kur të ma biesh atë vdekjen, ma sill në vend”, thotë Age Gjonpernoj.
Për të takuar një të ri na duhet t`i binim fshatit qark disa herë. Xhorxh Zefi tregon se Shqiptarët kanë investuar në ndërtimin e vilave, por sot fatkeqësisht ato janë bosh.
“Kanë ngelur veç plakat po të them. Po t`i biesh nga cepi i Shkodrës gjithnjë afër shtëpive, kur të filloj edhe pak i ftohti ka vetëm ca shtëpi të vjetra që qesin tym, të gjitha vilat janë bosh. Këtu s`ka as spital, as infrastrukturë, gjërat më elementare për të jetuar. Këtu jo kanë ik, po s`ka më të ikin”, tregon Zefi.
Euronews Albania komunikoj edhe me kryeplakun e këtij fshati, i cili pranon se më shumë se 50% e banorëve të Manatisë janë larguar dhe se kjo reflektohet edhe tek ulja e numrit të nxënësve në shkollë.
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht