Manjani: Ish-zyrtarët e KE-së i kanë sjellë një dëm të madh Shqipërisë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bëri një deklaratë të fortë në studion e “Ilva Now”, duke thënë se gjatë hartimit të reformës në drejtësi është gabuar që në planifikimin e saj duke thënë se Komisioni Evropian e ka dëmtuar indirekt Shqipërinë duke mbështetur pa kushte qeverinë “Rama”.
“Komisioni Evropian që ka qenë, ka pas një dashamirësi politike ndaj qeverisë shqiptare por që ndaj Shqipërisë apo shtetit shqiptar ka sjell një dëm shumë të madh, ndoshta dhe pa dashje. Sigurisht nuk është fajtor KE, nuk është as Mongerini në vetvete, jemi ne fajtorët por duhet të kuptojmë që u krijua një klimë asokohe që o burra hajde ta bëjmë se hymë në Evropë”, deklaroi Manjani.
Ish-ministri i Drejtësisë duke folur për situatën aktuale ku ndërkombëtarët po kërkojnë me ngulm vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese, tha se edhe në këtë pikë pa gabohet pasi cilësia e emërimeve në institucionet e reja të formës në drejtësi lënë shumë për të dëshiruar.
Nga ana tjetër z. Manjani e cilëson jetike ekzistencën e një Gjykate Kushtetuese funksionale duke marrë si shembull miratimin e Aktit Normativ nr. 3 për pandemisë, i cili tha se shkel të gjitha ligjet e vendit dhe Kushtetuesja do ta kishte rrëzuar.
Ndonëse për të çelja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është e vetmja dritare që mban Shqipërinë të lidhur me Perëndimin, tha se dyshonte që Gjykata Kushtetuese do të behej funksionale brenda këtij viti.
“Unë dyshoj se Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale edhe sikur të zgjidhen 6 anëtarë. Unë jam nga ata që mendoj se Shqipëria ka nevojë të çeli bisedimet me BE. Është e vetmja dritare ku ne shohim perëndimin, nuk na mjafton më dritarja e NATO, e Këshillit të Evropës apo edhe OSBE-së. Shqipëria ka interes, politika mund të mos ketë interes. Le të shpresojmë të kemi një datë për t’u ulur për të çelur negociatat”, përfundoi z. Manjani.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026