Manjani ja thotë në sy “të vegjëlve”: Për sistemin zgjedhor vendosin të mëdhenjtë
Juristi, Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me pragun 4% për mandatet e deputetëve. Manjani u shpreh se duke u bazuar nga rezultati i zgjedhjeve të 11 majit , 3 parti mund ta kalojnë pragun.
Sipas tij përveç partive të mëdha, pragun e kalon e Nisma Shqipëria Bëhet. Ndër të tjera ai theksoi se Partia Mundësia dhe Partia Socialdemokrate gjithashtu janë afër pragut.
“Shqipëria Bëhet sot në rezultatin zyrtar të zgjedhjeve i ka 4% në kokë. Ju e keni një gabim aty, nuk është totali 1 milion e 600 mijë por është 1 milion e 460 mijë. Kështu që në këtë kuptim dhe me rezultatin 1 milion e 460 mijë, Shqipëria Bëhet sot i ka 4%.
Bëjmë një fotografi me rezultatin e fundit të zgjedhjeve, janë 3 parti që e kalojnë 4%. Unë po lexoj rezultatin zgjedhor zyrtar të Komisionit të Zgjedhjeve. Dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nxjerr që Shqipëria Bëhet i ka 4% në xhep sot. I ka të fut në xhep dhe me të drejtë thotë unë i kam. Çfarë problemi ka? Pse të mos e bëj?
Dy të tjera janë shumë pranë, shumë afër që është Mundësia dhe Socialdemokratët janë 3.10 njëri, 3.20 tjetri. Thotë rezultati zyrtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, jo i imi. Kjo është situata aktuale. Pra, një sistem me 4%. Në qoftë se do ishte i njëjti rezultat siç ka qenë vjet në 11 maj, tre partitë do hynin në parlament. Kjo është situata, po të themi në qoftë se është i njëjti rezultat replika”, tha ai ndër të tjera.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë