Manjani: Rama duhet ta nxirrte Metën nga burgu, do t’i interesonte…
Juristi Ylli Manjani ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now”, për të folur lidhur mbi vendimin nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Ilir Metës.
Manjani thekson se Rama duhej të ndërtonte një skemë të atillë që të nxirrte jashtë burgut Metën, pasi vetë kryeministri do kishte interes.
“Për mua opsioni më real është që Rama duhej të ishte interesuar të nxirrte Metën nga burgu. Kjo për faktin sepse kryeministri do të kishte interes nga dalja jashtë e Ilir Metës.
Kjo do të thotë se do hiqte njollën e anës represive dhe së dyti do dilte si një triumfator, sepse mund të dojë të ketë kundërshtarët në “betejë”, dhe jo në burg.
Gjithashtu, për shkak të specifikës së Ilir Metës që ka qenë si një minë me sahat, është i pakontrolueshëm dhe do vëmendje, nuk do ta bënte të lumtur Partinë Demokratike, dhe për këtë fakt Ramës do ti interesonte që të fuste këtë lloj sherri të brendshëm mes PD-së dhe PL-së me Ilir Metën jashtë burgut. Duke shtuar këtu edhe debatin mbi listat e përbashkëta, ku do krijohej një spektakël. Në këtë pikë qëndron një debat, do krijohej një skenar”, tha Manjani.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit