Manjani: Shumica e shqiptarëve të pyetur dëshirojnë fitoren e PS, por po kaq ndihen të trishtuar
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha në emisionin “Baromteri Politik” në Euronews Albania se Partia Socialiste ka pothuajse të njëjtën ndjesi si pozitive ashtu dhe negative tek qytetarët, kur ata pyeten mbi dëshirat e tyre për të qenë fituese ose jo në zgjedhjet e 25 prillit.
“Kjo është një pyetje e qenësishme, sepse dëshira është e madhe pa diskutim. PS vërtet ka shumicën e dëshirave të njerëzve që i duan PS fitoren, ndërsa kur pyeten po të njejtët njerëz thonë se do ndiheshin të trishtuar nëse fiton PS-ja. Pra, PS është edhe më e dëshirueshmja dhe me e trishtueshmja në raport me partitë e tjera. Konkluzioni që doja të nxirrja është ky, që shumica e shqiptarëve të pyetur dëshirojnë që PS të fitojë, por po e njejta shumicë do ndiheshin të trishtuar nëse do fitonte”, tha Manjani.
Cila parti dëshironi të fitojë by Euronews Balkans
Gazetari dhe njëherësh drejtuesi i emisionit “Me pak Fjalë” Neritan Sejamani është i mendimit se Partia Socialiste ka pak hapësirë të marrë votues të tjerë, sepse ata që nuk e duan manifestojnë njëkohësisht sjellje “urrejtjeje” ndaj saj.
“Ajo që mund të themi është kjo: PS ka pak hapësirë për të marrë të tjerë, sepse ata që nuk e duan e urrejnë, nuk ka në mes shumë hapësirë në mes që të shtojë, kjo është dashuri-urrejtje. Ky është një person, që gjysma e dashuron dhe gjysma e urren”, tha ai.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 21:33 Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 21:33 Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën
- 21:28 Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë