Manjati i minierave nis fondin 25 mld dollarë për rindërtimin në Ukrainë

17 Nëntor 2022 | 07:40

Miliarderi australian i minierave Andrew Forrest ka krijuar një fond që shpresohet të jetë me vlerë të paktën 25 miliardë dollrë për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Forrest dhe gruaja e tij kanë dhënë 500 milionë dollarë për fondin, për të cilin organizatorët thonë se mund të rritet në 100 miliardë dollarë.

Iniciativa e Rritjes së Gjelbër të Ukrainës planifikon të investojë në infrastrukturën parësore si energjia dhe rrjetet e telekomit.

Presidenti Zelensky e përshëndeti nismën.

“Ne do të përfitojmë nga fakti se ajo që rusët kanë shkatërruar mund të zëvendësohet lehtësisht me infrastrukturën më të fundit, më moderne të gjelbër dhe dixhitale,” tha Zelensky.

Fondi tha se kishte punuar me Larry Fink, kryetarin e gjigantit të investimeve BlackRock dhe shpreson të fitojë mbështetjen e fondeve sovrane të pasurisë dhe investitorëve të tjerë profesionistë.

Që nga fillimi i punës për fondin në fillim të marsit, Forrest tha se kishte diskutuar planin me një numër liderësh botërorë duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, kryeministrin e atëhershëm të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026