‘Do ketë negociata’, Hoti: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë vitin e ardhshëm
Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti thotë se mes Rusisë dhe Ukrainës, do të ketë negociata për përfundimin e luftës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoti u shpreh se lufta do të vazhdojë edhe gjatë dimrit, teksa shtoi se mund të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po përfshihen gjithnjë e më shumë dhe Ukraina do ta fitojë luftën.
“Mund të ketë negociata të fshehta, Khersoni është i rëndësishëm pasi lidhet me Odesën dhe zbret deri në Krime. Është aluduar për një mundësi të nisjes së negociatave dhe ndoshta ka qenë një sinjal taktik nga ana e Vladimir Putinit, bëhet një tërheqje dhe fillon një proces negociatash ku do të kërkohet një përftim territorial që mos të dalë i turpëruar nga lufta.
E dyta ka të bëjë, sipas parashikimit, me një rigrupim forcash, ku mund të ketë një ofensivë tjetër. Rusia ka humbur ëndrrën e saj për inkorporimin e Ukrainës, kërkon një zgjidhje që të mos dalë e humbur nga kjo luftë. Jo së shpejti, do të ketë luftime, por me fillim të vitit që vjen, mbi disa piketa do të ketë negociata dhe do të ketë një zgjidhje ekuilibri, por fituesja do të jetë Ukraina nga kjo aventurë ushtarake e Vladimir Putinit. Po përfshihen gjithnjë e më shumë Shtetet e Bashkuara”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore