Maqedonci: SHBA del garante për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

30 Janar 2026 | 21:33

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egron në Balkan Talks Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, foli mbi raportet që SHBA-ja ka me Kosovën.

Sipas ministrit, SHBA-të do të angazhohen dhe nuk do të lejojnë ndarje të territorit apo prekje të kufijve si të Ballkanit Perëndimor ashtu edhe të Kosovës. Gjithashtu, ministri vuri në dukje se SHBA-të dalin garante për njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

“Ligji mbrojtës ka riafirmuar bashkëpunimin e thellë që kemi me SHBA-në, interesin strategjik që SHBA-të kanë për stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor, por në veçanti për ndjeshmërinë politike që SHBA-të kanë në raport me Republikën e Kosovës si një shtet që u krijua me mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve në të gjitha fazat, duke filluar nga ndalja e gjenocidit serb dhe e gjithë periudha e shtetndërtimit dhe zhvillimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Me ligjin për mbrojtje, SHBA-të, përveç të tjerash, do të angazhohen dhe nuk do të lejojnë ndarje të territorit, prekje të kufijve, do të synojnë që përmes angazhimit të diplomatëve të SHBA-së të pengojnë çdo tentativë për të ndryshuar kufijtë në Ballkanin Perëndimor dhe, në një farë forme, të frenojnë çdo tentim të çdo aktori i cili tenton që dhunshëm të ndryshojë kufijtë për ta bërë këtë. Kjo është një lehtësim për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe lehtësim për mua si ministër, sepse tanimë SHBA-të janë të vendosura të mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë dhe lirinë e çdo populli, por në këtë rast të Kosovës, si një pikë e veçantë për SHBA-të, të cilat kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës.

SHBA-të e kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të mbështetur dialogun, diskutimet që në qendër të kenë njohjen reciproke të dyja vendeve, që besoj se ka ekzistuar një gatishmëri nga ana jonë, por fatkeqësisht, Serbia në vazhdimësi ka eskivuar nga kjo pikë shumë qendrore e dialogut, duke lënë hapësirë elementëve të saj për të promovuar politika hegjemoniste në raport me Kosovën dhe fqinjët e tjerë”, u shpreh ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026