Maqedonia do asimilojë shqiptarët? Ish-Ambasadori: Këtë nuk e bëri dot as ish-Jugosllavia
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syl Ukshini në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e zhvilluar këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut nga studentët shqiptarë. Ukshini gjatë fjalës së tij u shpreh se studentët shqiptarë nuk po kërkojnë që të ndalohet maqedonishtja por kërkojnë të përdorin gjuhën e tyre që e cilësoi si gjënë më elementare.
“Të thuash në shekullin e XXI, shekullin e integrimit, domethënë në Evropë dhe në NATO, të thua që shqiptari s’duhet të përdorë gjuhën!
Këto terma janë përdorur në fund të shekullit XIX, në fillim të shekullit XX kur ishte apo mbijetonte Perandoria e Osmanit dhe Maqedonia po kujton, po mendon dhe unë mendoj që kjo është një pretendim që mund t’ia thej qafën vetë Maqedonisë, që mund t’i asimilojë shqiptarët.
Shqiptarët nuk ka mundur t’i asimilojnë Jugosllavia, 22 milionë, po t’i asimilon ose e zhduk identitetin një Maqedoni që në fakt, ata janë një fis bullgar dhe jo një shtet por që është krijuar si një rajon domethënë për të amortizuar kërkesat serbe, bullgare, greke.
Mbi këto premisa unë mendoj që më e mira e Maqedonisë është që ta shfrytëzoj dëshirën, vullnetin e shqiptarëve për të qenë qytetarë lojal të Maqedonisë. Shqiptarët nuk po kërkojnë që të ndalohet maqedonishtja, nuk po kërkojnë që ta kufizojnë. Nëse shqiptarët kërkojnë ta përdorin gjuhën e vet, është gjëja më elementare, gjëja më sublime”, tha ai.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit