Maqedonia e Veriut dhe Finlanda debutuese në Euro 2020
Formati i “Nations League” u shfrytëzua maksimalisht nga Maqedonia e Veriut që për herë të parë në histori do të marrë pjesë në finalet e kampionatit Evropian.
Përfaqësuesja ballkanase do të kërkojë të bëjë surprizën në Grupin C ku do të masë forcat me Austrinë, Holandën dhe Ukrainën.
Pavarësisht se Shqipëria nuk do të jetë në Euro2020, sërish do të ketë përfaqësuesit e saj, me disa prej lojtarëve shqiptarë të përfaqësueses veriomaqedonase.
Egzijan Alioski (Leeds United), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Visar Musliu (Fehervar), Enis Bardhi (Levante), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb) dhe lojtari që angazhohet në kategorinë Superiore me Partizanin Ferhan Hasani.
Skuadra Maqedonase do e luajë ndeshjen e parë në datën 13 qershor, ndaj Austrisë. Skuadra ballkanase konsiderohet si një prej skuadrave më pak favorite, duke qenë një skuadër debutuese.
Krahas Maqedonisë së Veriut, për herë të parë në një kampionat europian do të luajë dhe Finlanda që po ashtu do provojë të bëjë surprizën në një event kaq të madh futbollistik.
Finlandezët drejtohen nga Markku Kanerva një trajner që ka drejtuar ekipet zinxhirë të përfaqësueses që prej vitit 2004. Në skuadër spikasin lojtarë si Teemu Pukki (Norwich City), Marcus Forss (Brentford), apo dhe Glen Kamara (Rangers).
Finlanda do jetë në Grupin B me Danimarkën, Belgjikën dhe Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Euro 2020 një vit pas pandemisë, COVID-19 mund të rezultojë faktor ndikues te skuadrat
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta