Maratona Enkelana, 600 sportistë nga 40 vende të botës garojnë në Pogradec

27 Korrik 2025 | 18:35

Pogradeci mirëpriti edicionin e katërt të Maratonës Enkelana, një aktivitet sportiv ndërkombëtar që këtë vit mblodhi mbi 600 sportistë nga 40 vende të botës, duke shënuar një tjetër sukses në promovimin e qytetit dhe të turizmit sportiv.

Gara u zhvillua në dy disiplina, 21 km në itinerarin Lin–Pogradec dhe 11.5 km në itinerarin Pogradec–Tushemisht, duke ofruar një përvojë unike përgjatë brigjeve piktoreske të liqenit dhe natyrës së mrekullueshme të zonës.

Në garën kryesore prej 21 kilometrash triumfuan atletët nga Ukraina. Fituesi, Bogdan Semenovych, ndau emocionet e tij pas përfundimit të garës:

“Nuk ishte e lehtë, ishte një garë e vështirë për shkak të temperaturave të larta. Isha i lodhur sepse dje kisha një garë tjetër, sot përsëri dhe nesër do të vrapoj. Është çështje pasioni. Është hera ime e dytë në Pogradec dhe jam kënaqur shumë. Nuk isha vetëm, sepse edhe të tjerët ishin shumë të mirë, por eksperienca bën diferencën.”

Ndërsa bashkëshortja e tij, Natalya Semenovych, e cila garoi për herë të parë në Pogradec, u shpreh:

“Më pëlqeu shumë atmosfera festive, ishte më tepër se një garë. Më bëri përshtypje mënyra si na trajtuat – më shumë si miq sesa si garues.”

Në garën 11.5 km, e cila pati një pjesëmarrje edhe më të lartë, fitues dolën Kristina Pura dhe Leo Fantini nga Franca.

“Jemi nga Franca dhe kemi ardhur posaçërisht për këtë garë. E duam Shqipërinë. Një mik shqiptar na ftoi dhe mezi e pritëm këtë përvojë. Gara ishte e bukur por e vështirë, për shkak të vapës,” -thanë ata pas përfundimit të saj.

Në maratonë morën pjesë gjithashtu shumë shqiptarë nga diaspora dhe atletë nga Kosova, të cilët udhëtuan enkas për të qenë pjesë e këtij aktiviteti.

Një risi e këtij edicioni ishte përfshirja e garave për grupmoshat 40+, 50+ dhe 60+, duke dhënë një mesazh të fortë se sporti nuk njeh moshë dhe është për të gjithë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026