Mark Marku për zgjedhjet: Kemi bërë një luftë të pabarabartë, por ne fituam
Kandidati për deputet i PD-së, Mark Marku në një deklaratë për mediat është shprehur se në qarkun e Lezhës, PD-ja e ka të sigurt mandatin e katërt.
“300 vota në Mirditë në një numër të kufizuar votuesish është shumë. Në Kurbin përveç dy kutive, në qytetin e Laçit ku PD ka qenë jo mirë është fituese me 1200 vota. Në Lezhë shkojmë te 2000-2500 vota. Ne praktikisht e kemi të garantuar mandatin e katërt dhe kemi diku te 5500 vota mbi deputetin e katërt”, u shpreh z. Marku.
Mark Marku tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve ka qenë një nga rezultatet më të thella PD-ja ka pasur në Mirditë.
“Ky rezultat ka ardhur nga mënyra se si kemi komunikuar me qytetarët, si kemi bërë fushatën dhe nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD-së dhe qytetarëve”, u shpreh z. Marku, duke shtuar se ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Edi Ramën dhe se PD-ja ka bërë punën e saj dhe e ka drejtuar këtë proces.
Mark Marku foli edhe për rezultatet në rang kombëtar, u shpreh se është mashtruar opinioni publik duke hapur të parat kutitë e bashkive që PS-ja e ka pasur të sigurt fitoren.
“Në rang kombëtar ka një truk për të mashtruar opinionin publik pasi numërimi ka filluar në zonat ku e kanë ditur se PD-ja e ka të humbur. Në Kurbin e kanë filluar me qytetin e Laçit ku PS ka qenë në mazhorancë por janë zhgënjyer pasi pikërisht aty ku kanë menduar se do të jenë mazhorancë, kanë humbur”, u shpreh Z. Marku.
Kandidati i PD-së tha se sipas tij ka pasur tentativa shumë të mëdha për shit-blerje votash në qarkun e Lezhës.
“I gjithë pushteti lokal ka qenë i angazhuar, paratë janë shpërndarë nga funksionarë të bashkive, kemi bërë një luftë të pabarabartë por ne fituam”, u shpreh Mark Marku.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor