Marrëdhënie diplomatike me Bahamas-in, Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar

20 Dhjetor 2025 | 18:38

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përveç aktit të njohjes, dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Kosova ecën përpara duke fituar miq!

Përveç aktit të njohjes, dje në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me Kryeministrin Philip Davis, nënshkruam edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026