Marrëveshja 90 mld dollarëshe/ Ukraina dorëzon kërkesat për armë te Trump

27 Shtator 2025 | 16:17

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se vendi i tij i ka dorëzuar të gjitha kërkesat për transferime armësh Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Kjo është pjesë e një marrëveshjeje të gjerë mes dy vendeve, me vlerë prej 90 miliardë dollarësh.

“Në lidhje me atë që Ukraina kërkon nga SHBA-të – ne i kemi dorëzuar të gjitha këto Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me detaje dhe ilustrime të qarta të asaj që nevojitet. E gjithë kjo është parashikuar në marrëveshjen tonë të madhe prej 90 miliardë dollarësh”, deklaroi Zelenskyy gjatë një konference për shtyp.

Ai gjithashtu shtoi se Ukraina është e hapur për të lidhur marrëveshje të tjera të veçanta, që përfshijnë lloje të ndryshme të armëve.

“Ne jemi të gatshëm për marrëveshje të veçanta për lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë edhe ato me rreze të gjatë veprimi”, theksoi Presidenti ukrainas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026