Marrëveshja me Italinë, në Gjadër të Lezhës nis ndërtimi i kampit të refugjatëve

30 Mars 2024 | 11:42

Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve afrikanë që pritet të vijnë nga Italia, pas marrëveshjes së nënshkruar mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigranteve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit.

Pas zbarkimit që do të bëhet në Shëngjin, emigrantët do të vijojnë në strukturat e tjera që po ndërtohen në Gjadër.

Kujtojmë se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit parashikon që emigrantët që shkojnë nga Afrika në Itali të kthehej në Shqipëri dhe të qëndrojnë aty derisa vendi fqinj të përcaktojë nëse ata do të kthehen mbrapsht për në vendin e origjinës apo do të pranohen në Itali.

Kujtojmë se marrëveshja është kritikuar shumë nga opozita në të dy vendet, por skepticizëm ka shprehur edhe faktori ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë

Disa efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar si pasojë e përleshjeve të forta me protestuesit pak minuta më parë para Kuvendit. Efektivët...
10:52 | 23/07/2026

“Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)

Tensione janë regjistruar pak para nisjes së seancës plenare pasi kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk u lejua të futej në ambientet e Kuvendit....
10:46 | 23/07/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza

Ndërsa jashtë godinës së Parlamentit situata vijon të jetë e tensionuar, brenda sallës së seancave plenare punimet kanë nisur me një moment nderimi. Kryetari i...
10:38 | 23/07/2026