Marrëveshja në kufi me Rusinë/ Shtetet baltike krijojnë linjë të përbashkët mbrojtje
Tre shtetet anëtare të NATO-s, fqinje me Rusinë do të kenë një linjë të përbashkët mbrojtjeje. Marrëveshja është nënshkruar nga Estonia, Letonia dhe Lituania dhe ka për qëllim të përforcojë kufirin lindor të aleancës.
Me dokumentin e nënshkruar në Riga, palët besojnë se do të forcojnë aftësinë për të mbrojtur kufijtë e tyre dhe për të penguar dhe bllokuar çdo agresion të mundshëm ushtarak.
“Në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Solidariteti i shteteve baltike duhet të jetë më i fortë se kurrë”-tha Arvydas Anusauskas, ministër i Mbrojtjes i Lituanisë
Analistët në Institutin Amerikan të Studimeve të Luftës vënë në dukje se presidenti rus Vladimir Putin ka shtuar së fundmi veprimet e Kremlinit për të krijuar kushte që mund të rezultojnë në përshkallëzimin e ardhshëm kundër shteteve baltike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh