Greqi| Vrau kunatin që i përdhunoi vajzën, Apeli kthen në burg shqiptarin

22 Janar 2024 | 15:20

Gjykata e pelit në Greqi ka rikthyer në paraburgim 50-vjeçarin Fatmir Tarellari, i cili vrau me armë zjarri kunatin e ij, pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën e mitur.

50-vjeçari qëndronte në arrest shtëpie për shkak të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi lirimin nga qelia të tij, disa ditë pasi u dorëzua në polici për vrasjen e kunatit.

Tarellari akuzohet për ‘vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore’, ‘përdorim të armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare, ndërsa e ka përdhunuar kur ajo mbushi 12-vjeç.

Së fundmi, 33-vjeçari kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Në deklarimet e tij, Fatmir Tarellari, tha se filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte me vajzën e tij në momentin që mësoi se e bija studente kishte probleme me pagesën e qirasë.

Ai theksoi se u njoftua nga pronari i shtëpisë se e bija nuk kishte paguar qiranë, ndërkohë që ai i kishte dhënë shuma të mjaftueshme parash të bijës për të përballuar jetën si studente.

Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos kur ai i kërkoi sqarime, por nuk mori përgjigje.

Tarellari nuk arriti që të merrte dot përgjigje në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.

Gjatë  bisedës vajza i tha se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk i jepte para do t’i tregonte videot familjes.

Pa i treguar identitetin, vajza i tregoi gjithçka çfarë kishte ndodhur.

50-vjeçari nuk e mendoi për asnjë moment se personi abuzues ishte një i afërm i familjes së tij, ndërkohë që kontaktoi avokatin për të ngritur një padi dhe u lidh me një psikolog për gjendjen psikologjike të vajzës.

“Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Babaiu fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj”, bënë me dije mediat greke.

“Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari për kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Në këto kushte 50-vjeçari nuk priti të ngrinte padi por u nis të sqarohej me kunatin.

Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. 50-vjeçari nuk e ka telefonuar vetë kunatin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij që t’ia nxirrte në takim.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.

“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i ka thirrue 50-vjeçari kur e pa.

Ndërkohë që 33-vjeçari në ato momente momente ka nisur të qeshte dhe ka tentuar t’i marrë pushkën.

“Ai, përkundër faktit se në dukje kishte parë armën që mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por përkundrazi buzëqeshi me hidhërim dhe vrapoi, duke ndryshuar drejtime, tentoi ta sulmonte dhe t’i rrëmbejë armën. Në përleshje e sipër Tarellari e vrau aksidentalisht”, deklaruan mediat greke, pas ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026