Marrëveshja për aeroportin e Vlorës, Rama: Motor ekonomie, Balluku: Punimet brenda 14 muajsh
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhanë një deklaratë sa i takon marrëveshjes për aeroportin e Vlorës.
Për Ramën ky aeroport është një motor i ri për ekonominë shqiptare teksa theksoi se do të hapen katër aeroporte.
99 milionë euro është investimi që do të bëhet në aeroportin “Nënë Tereza” siç sqaroi dhe kryeministri.
Ndërkaq ministrja Balluku tha se punimet në aeroportin e Vlorës do të nisin brenda 14 muajsh dhe do të ketë një fazë përgatitore sa i takon studimit mjedisor.
“Aeroporti i Vlorës do të ketë jo vetëm injektimin direkt mbi 100 milionë euro investim në ekonomi, por ndikimet indirekte të këtij aeroporti janë të jashtëzakonshme, qoftë në volumet e punësimit, si brenda në aeroport ashtu dhe në zonë, qoftë edhe në volumet financiare të cilat do të vijnë në mënyrë indirekte në rritje për shkak të operimeve të këtij aeroporti,” – u shpreh Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta