Marrëveshja për Portin e ri turistik të Durrësit do të dërgohet për votim në Kuvend
Administratori i “Albanian Seaports Development Company”, Erlis Hereni deklaroi se marrëveshja për ndërtimin e Portit të ri turistik të Durrësit, do të dërgohet për votim në Kuvend, kur të fillojë sesioni i ri parlamentar.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hereni u shpreh se do u jepet mundësia të gjithë deputetëve në parlament që të shikojnë marrëveshjen.
“Memorandumi që firmosëm, ishte një detyrim i paraparë nga vendimmarrja e Komitetit të Investimeve Strategjike, ku palët ranë dakord që të përcaktojnë termat e bashkëpunimit në fazën paraprake, përpara se marrëveshja e dakordësuar mes komiteteve përkatëse të negocimit, të shkojë në parlament për t’u votuar. Ky është një moment shumë i rëndësishëm.
Kjo marrëveshje, do t’i jepet mundësia të gjithë përfaqësuesve në parlament, komisonet përkatëse që e pararendin, për të parë këtë marrëveshje dhe për të debatuar mbi këtë marrëveshje. Me fillimin e sesionin të ri parlamenatar, të fillojë procedura zyrtare, ligjore, kushtetuese, e çuarjes së kësaj marrëveshjeje në parlament. Në momentin që marrëveshja kalon dhe kthehet në ligj, nga ai moment, do shkojmë drejt një marrëveshjeje me zotin Alabbar dhe krijimit të një shoqërie aksionare të re që do bëjë Portin e ri të Durrësit”, theksoi Hereni.
“Albanian Seaports Development Company” është një shoqëri aksionere në pronësi të Autoritetit Portual Durrës.
Një javë më parë, në Tiranë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për Portin turistik të Durrësit, mes qeverisë shqiptare dhe investitorit Muhammed Alabbar.
LEXONI GJITHASHTU
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë