Marrëveshja për Presidentin/ Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, flet për mediat kreu i LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, Albin kurti tha se po përpiqen të bëjnë zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.
Por, sipas tij edhe ky takim ishte si gjithë të tjerët më parë që janë mbajtur deri më tani, pa asnjë propozim të emrave.
Abdixhiku tha se duhet të arrihet një marrëveshje dhe vendi të mos shkoj ne zgjedhje.
Ai bëri të ditur se do takohet edhe me krerët e PDK-së Bedri Hamzen dhe AAK Ramush Haradinaj.
“Kemi më pak se tre javë ditë kohë për të gjetur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Zgjedhjet nuk i do askush, as LDK-ja. Unë do të takojë edhe liderët tjerë politikë të PDK dhe AAK për të kuptuar dhe pozicionet e tyre”, tha ai.
Çdo marrëveshje që siguron kuorumin për presidentin e ardhshëm për të janë të mirëseardhura.
“Çdo marrëveshje që siguron kuorumin për presidentin e ardhshëm është e mirëseardhur. Për këtë duhet pasur diskutime me të gjitha partitë. Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkretë. Siç e dini tri pozita nuk mund t’i takojnë një partie politike”, tha ai.
Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.
Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave, derisa LDK 13 për qind.
Koalicioni qeverisës i drejtuar nga LVV ka 66 deputetë ose 14 më pak se numri i duhur i ligjvënësve që kërkohen për të votuar në dy rundet e para për ta zgjedhur presidentin e vendit.
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë