Marrëveshja për targat, Borrell: Parandalohet rreziku i një krize tjetër në Kosovë
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell deklaroi se marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës parandalon rrezikun e shpërthimit të një krize tjetër, e cila mund të kishte shkaktuar përshkallëzim të dhunës në veri të Kosovës.
Në konferencën për shtyp, pas Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, Borrell tha se mbetet shpresëplotë se do të vijojnë diskutimet mbi propozimin franko-gjerman, shkruan N1.
Ai deklaroi se të dyja palët kanë thënë se ajo që është nënshkruar më herët do të zbatohet dhe se është rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje, por dakordësi për targat.
“Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat. Ne u morëm vesh t’i ndalojmë veprimet reciproke, pra ne nuk do të bëjmë gjobitje për targat KM, dhe do t’i japim hapësirë negocimit të propozimit evropian, që më herët quhej franko-gjerman”, theksoi Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvend.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në