Marrëveshje Francë-Britani, masa për kalimet e paligjshme në La Mansh

13 Nëntor 2022 | 18:07

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për të trajtuar çështjen e emigracionit përgjatë Kanalit Anglez.

Mediat britanike bëjnë me dije se akordi pritet të nënshkruhet këtë të hënë.

 Në bazë të marrëveshjes pritet të rritet  ndjeshëm numri i oficerëve dhe vullnetarëve francezë që operojnë në brigjet e La Mansh.

Londra dëshiron të sigurojë ndihmën e Francës për të ndaluar emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes rrugës ujore.

Kritikët thonë se Mbretëria e Bashkuar duhet të hapë më shumë rrugë ligjore për njerëzit që shkojnë në ishull. Pothuajse 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin anglez  me varka të vogla gjatë 2022.

Në vitin 2020, kjo shifër ishte 8,404. Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve janë nga Shqipëria Afganistani  dhe Irani. Telegraph, një gazetë e përditshme britanike, tha se Franca do të pajtohet për të ngritur edhe   një qendër të përbashkët kontrolli ku do të vendosen zyrtarët britanikë të imigracionit.

Numri rekord i emigrantëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë presion mbi kryeministrin e ri britanik për të gjetur një zgjidhje efektive.

Në javët e fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë vënë nën kritika për mbipopullimin dhe kushtet e këqija në qendrat e azilit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026