Marta Kos: Zhvillimet janë inkurajuese lidhur me pesë shtetet që s’e njohin Kosovën
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i cilësoi si “inkurajuese” zhvillimet rreth pesë vendeve evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, e pyeti komisionaren Kos se çfarë po bën Komisioni Evropian sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, kur ka diskutuar së fundi me ta dhe si duhet vepruar në këtë drejtim.
“Sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, tha shkurt Kos, duke mos dhënë detaje të tjera.
Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.
Mospranimi nga këto shtete vlerësohet si pengesë për rrugën evropiane të Kosovës.
Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.
Gjatë mbledhjes, Terras po ashtu e pyeti Kosin se pse nuk e ka vizituar Kosovën ende që kur ka marr mandatin. Komisionarja evropiane tha se pavarësisht se nuk ka qenë në Kosovë, ajo është në kontakt me autoritetet në Prishtinë.
Ajo theksoi se për shkak të situatës politike, është detyruar që ta shtyjë një vizitë në Kosovë. Megjithatë, Kos në fjalën hyrëse në seancë tha se pret që së shpejti të qëndrojë në Kosovë për reformat që lidhin me Planin e Rritjes.
“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndrojë në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, tha ajo.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë