Martohet kryeministri australian Anthony Albanese, ceremonia e veçantë 

29 Nëntor 2025 | 16:11

Kryeministri Australian Anthony Albanese ka bërë një pushim të shkurtër nga qeverisja e vendit për t’u martuar me Jody Haydon.

Albanese u bë udhëheqësi i parë australian që u martua gjatë kohës që ishte në detyrë. Çifti lidhi kurorë në Canberra të shtunën pasdite, një ditë pas seancës së fundit të vitit parlamentar.

“Jemi të kënaqur të ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën tonë të ardhshme së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese, sipas BBC-së. Kryeministri australian postoi gjithashtu foto nga dasma e tij në Twitter, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: “Të dua Jody”.

Deri në ditën e madhe, planet e dasmës u mbajtën sekret për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Prindërit e Jodie-s ishin të pranishëm, si dhe djali i Albanese-s nga një martesë e mëparshme, Nathan. Disa ministra të qeverisë morën pjesë në ceremoni.

Qeni i Albanese, Toto, mbante unazat e martesës ndërsa çifti doli nën tingujt e këngës “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder.

Kryeministri ndau gjithashtu një video në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale ku tregon çiftin e lumtur duke dalë.

Në pritje, vallëzimi i parë i çiftit ishte me këngën “The Way You Look Tonight” të Frank Sinatrës. Të ftuarit pinë birra nga kanaçe me fotografi të çiftit mbi to.

Anthony Albanese dhe Jodie Haydon do ta kalojnë muajin e mjaltit në Australi. Sa i përket njohjes së tyre, ajo ka ndodhur në vitin 2020 në një darkë në Melbourne, kur partia e Albanese ishte në opozitë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026