Masakër me 11 të vrarë në Mal të Zi, 5 lajmet kryesore
- 11 viktima nga një sulm në Malin e Zi

Një sulm ka ndodhur në Cetinje, një qytet në Malin e Zi rreth orës 16:00 të së premtes. 11 persona vdiqën, ndërsa 10 u plagosën, mes tyre një polic.
Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia.
Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Sulmuesi ka qëlluar edhe mbi fëmijët, raporton media vendase Vijesti.
Lexoni me shume: 11 viktima nga një sulm në Malin e Zi
- IMT i shembi shtëpinë, 55-vjeçari në gjendje të dehur plagos inspektorin në Tiranë

Inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Ilirjan Gavelli u plagos me pistoletë në bark nga shtetasi Qani Muça të premten në Tiranë.
Gazetari i Euroneës Albania, Eni Ferhati zbardhi dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi pas ekzekutimit të një vendimi të IMT ndaj banesës trekatëshe në pronësi të 55-vjeçarit Muça.
Ky i fundit, i cili sipas informacioneve dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, nuk ka pranuar që IMT t’i shembë banesën.
Lexoni me shume: IMT i shembi shtëpinë, 55-vjeçari në gjendje të dehur plagos inspektorin në Tiranë
- Shkrimtari i njohur sulmohet në mes të skenës në Nju Jork

Salman Rushdie, një autor i njohur dhe fitues i çmimeve më të mëdha letrare në botë, u sulmua në skenë të enjten përpara se të jepte një leksion në Institutin Chautauqua në perëndim të Nju Jorkut, thotë një dëshmitar.
Një burrë u pa duke “grushtuar ose goditur me thikë” romancierin përpara leksionit, sipas një gazetari të AP që ishte dëshmitar i sulmit.
Lexoni me shume: Shkrimtari i njohur sulmohet në mes të skenës në Nju Jork
- Rikthehen të gjitha shërbimet në e-Albania, me përjashtim të njërit

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSH njoftoi se 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.
Pas sulmit kibernetik, njofton AKSH, është bërë i mundur rikuperimi i të gjitha shërbimeve online që mundëson kjo platformë përveç shërbimit të njehsimit të diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja për të cilin po punohet për ta rikthyer.
Lexoni me shume: Rikthehen të gjitha shërbimet në e-Albania, me përjashtim të njërit
- ‘Mbledhjen e fondeve s’e kanë kërkuar motrat’, flet e afërmja e Florind Belliut
Anisela Zhupani, nismëtare e kërkesës për donacione GOFUNDME, që synon të grumbullojë para për të ndihmuar 2 fëmijët e çiftit Belliu, të mbetur jetimë pasi prindërit e tyre humbën jetën tragjikisht në SHBA, mohoi që mbledhja e fondeve të jetë bërë në emër të motrave të tij.
Në një intervistë për Euroneës Albania, Zhupani sqaroi se fondacioni është hapur në emër të saj dhe përfituesit e vetëm të të ardhurave janë dy fëmijët e mitur të çiftit të ndjerë.
Lexoni me shume: ‘Mbledhjen e fondeve s’e kanë kërkuar motrat’, flet e afërmja e Florind Belliut
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta