Masakra e Borovës, ambasadori gjerman kërkon falje për 107 viktimat

6 Korrik 2023 | 16:47

“Në këtë vend, në këtë orë, unë si gjerman ndiej turp te madh. Por unë përfaqësoj një Gjermani ndryshe, e sot jam i lumtur që gjermanë dhe shqiptarë kujtojnë këtë ngjarje, përkujtimi është gjëja e nevojshme dhe viktimat kanë të drejtën e kujtesës”

Kështu është shprehur ambasadori gjerman në Shqipëri mbi masakrën e Borovës, të ndodhur 80 vite më parë, ku 107 jetë të pafajshme u dogjën të gjallë nga nazistët.

Jorgjia Leka është 87 vjeçarja e cila mundi t’i shpëtonte kësaj masakre, por fatin e saj nuk e patën motra, vëllai dhe prindërit e saj. Mes lotëve dhe dhimbjeve ajo tregon se para syve të saj ju pushkatua e gjithë familja.

“Nëna na merr të 5 fëmijëve kalojmë kodrën dhe zbresim në një kacube, nuk e mora vesh si Gjermani na gjeti. Na qëlloi. Vritet vëllai i vogël 5 vjeç, motra e madhe 18 vjeçare e merr në krah. Në këtë kohë nëna na merr të gjithëve dhe na kalon poshtë urës. Sipër urës një gjerman tjetër, qëllon, vritet mamaja, një motër, vëllai kurse unë plagosem në këmbë. Ju them që u vranë të gjithë, bile unë pashë e fshatarët që vdiqën. Na çuan na manastir e aty u rritëm”- theksoi ajo.

Varrezat ku janë eshtrat duhet të kenë një vëmendje më të madhe thotë një pasardhëse e viktimave të masakrës së Borovës.

“Mënyra më dinjitoze për të kujtuar këta njerëz është që ky vend te kthehet ne një vend kujtese për viktimat e nazizmit. Ata kanë qenë viktimat të pafajshme prandaj dinjiteti përtej dëshmorëve të atdheut, të qenit martirë, dinjiteti vihet duke i kujtuar e kthyer këtë vend në një vend kujtese për viktimat e luftës se dyte botërore”- theksoi Mikaela Minga, pasardhëse e viktimave të masakrës së Borovës.

E për këtë, kryetari i Bashkisë së Kolonjës u zotua se këshilli bashkiak do t’i japë statusin varreza dëshmorësh.

Në 6 Korrik të vitit 1943 ushtria gjermane drejt largimit nga Shqipëria drejt Greqisë do të kryente masakrën me të rëndë në popullsinë civile të ndodhur në vitet e luftës së dytë botërore, duke marrë 107 jetë të pafajshmish, nder ta fëmijë, gra e të moshuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026