Masakroi me thikë të dashurin, 21 vjeçari xheloz dënohet me burgim të përjetshëm

Masakroi me thikë të dashurin
24 Mars 2023 | 12:20

Një 21 vjeçar nga Sunderlandi, në Angli, i cili goditi me thikë të dashurin e tij dhe e la atë të vdiste i vetëm, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Posesiv dhe xheloz, Aaron Ray goditi me thikë Jason Brockbanks, 24 vjeç, ndërsa ky i fundit ishte në gjumë. Vrasësi pasi i preu fytin të dashurit e la atë të vdiste nga gjakderdhja. U deshën  3 ditë që trupi i studentit të zbulohej.

Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se ai mund të kishte mbijetuar nëse do të ishte kërkuar kujdes mjekësor. Ray, nga Sunderland, e mohoi vrasjen, por më vonë u dënua me burg të përjetshëm dhe ju tha se duhet të vuante një minimum prej 22 vjetësh.

Gjykatësi tha se provat treguan se Ray kishte qenë i dhunshëm në marrëdhëniet e mëparshme dhe tha se ai ishte mashtrues, i pandershëm dhe kur ishte në gjendje të  dehur ishte shumë i rrezikshëm.

Mbrëmjen kur ndodhi tragjedia, dy djemtë kishin shijuar një natë të bukur së bashku, por gjërat shkuar për keq kur Aaron Ray kishte marrë telefonin e të dashurit të tij, kur ky ishte në gjumë, dhe kishte gjetur disa mesazhe të cilat mesa duket e tërbuan të riun.

Ai e goditi disa herë me thikë të dashurin e tij që ishte në gjumë, e më pas u largua nga dhoma duke e lënë atë të vdiste.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026