Vizatimi i 12-vjeçares ruse bëhet shkak hetimi, babai përfundon në arrest shtëpie

Vizatimi i 12-vjeçares ruse
24 Mars 2023 | 11:36

Vizatimi i një vajze 12 vjeçe nga Rusia është bërë shkak për të nisur hetime mbi babain e saj i cili tashmë rrezikon të burgoset. Në vizatimin e kësaj vogëlusheje pasqyrohej lufta mes Rusisë e Ukrainës.

Në vizatim duket një flamur i Ukrainës me mbishkrimin “Lavdi Ukrainës”, një flamur rus ku shkruhet “Jo luftës”, disa raketa që fluturojnë nga Rusia drejt Ukrainës dhe në qendër një vajzë e vogël me nënën përdore të cilat duket sikur po sfidojnë raketat.

Pasi panë vizatimin e vajzës, në shkollë u thirr policia, ndërsa babai i saj, i cili është një prind i vetëm u vu nën hetim. Policia hetoi rrjetet sociale të Alexeit, babait të 12- vjeçares dhe atij ju tha se po e rriste vajzën në një mënyrë të keqe.

Për një postim kundër luftës në mediat sociale, Alexei u gjobit me 32,000 rubla, për diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Pak javë më parë ndaj tij u hap një çështje penale sërish shkak u bënë postimet kundër luftës formuan bazën për akuzat për diskreditim.

Këtë herë Alexei përballet me një dënim të mundshëm me burg. Alexei aktualisht është nën arrest shtëpiak në Yefremov. Vajza e tij Masha, tani për tani, është dërguar në shtëpinë e fëmijëve. Alexei nuk është lejuar as të flasë me të as në telefon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026