Qeveria miraton fondin 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale

24 Mars 2023 | 10:51

Qeveria ka miratuar fondin 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025 për të integruar dhe punësuar individët e ndërmarrjeve sociale.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se format e mbështetjes përmes subvencionin do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta, bwri me dije ministrja.

“Sot kemi miratuar një seri vendimesh të rëndësishme. Kemi miratuar vendimin për ndërmarrjet socialë dhe përcakton format e mbështetjes për ndërmarrjen sociale. Ky vendim krijon për të disatën herë fondin e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale në vlerën 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025. Format e mbështetjes përmes subvencionin do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta. Kjo formë e re vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse.

Një ndër elementet përveç kritereve që duhet të plotësojnë është që deri në 50% e të punësuarve do të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale. Këto forma mbështetje vijnë në kuadër të fuqizimit ekonomik të personave që janë në moshë aktive pune, pjesë e programeve të ndihmës ekonomike por tashmë kanë mundësi të riintegrohen në tregun e punës. Ne kemi punuar fort për të bërë të mundur integrimin dhe riintegrimin e familjeve që janë pjesë e programeve tona sociale”, tha Manastirliu.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026