Masat anti-covid që janë në fuqi në Vjenë të Austrisë
Kryetari i bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig, ka bërë të ditur se detyrimi për mbajtjen e maskave në transportin publik, si dhe masa të caktuara në institucionet shëndetësore, do të mbeten në fuqi gjatë gjithë dimrit në kryeqytetin e Austrisë.
“Ka kuptim të mbahen masa të caktuara gjatë periudhës më të ftohtë të vitit,” i tha Ludwig agjencisë APA.
Ai theksoi se situata në spitale është ende sfiduese dhe se duhet kujdes për grupet e rrezikut.
Prandaj, detyrimi i testit PCR dhe mbajtja e maskës për të vizituar personat e shtruar në spital apo shtëpi të të moshuarve do të mbetet në fuqi.
Personat e testuar pozitivisht nuk do të kenë akses në ato institucione. Në transportin urban, nënvizoi ai, mbetet në fuqi detyrimi për të mbajtur maska. Kjo, thotë ai, siguron njëfarë mbrojtjeje kundër infeksionit.
“Unë përdor transportin publik dhe duhet të them se disiplina e qytetarëve në këtë drejtim është shumë e lartë, ndryshe nga sa pretendojnë disa”, tha Ludwig.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta