Gazetari Lita tregon detajet: Në Shqipëri ka laboratorë të drogave sintetike

29 Nëntor 2022 | 10:26

Lavdrim Lita, drejtor i portalit Faktor.al u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se në Shqipëri ka laboratorë të drogave sintetike, të cilat janë më vdekjeprurëse se kokaina, heroina apo kanabisi.

“Këto laboratorë të kokainës fshehin faktin se në Shqipëri ekzistojnë dhe laboratorë të dograve sintetike. Në Shqipëri ka përdorim të drogave sintetike dhe mendohet që ka laboratorë për të zhvilluar këto droga shumë vdekjeprurëse sesa kokainë heroina apo kanabisi”, u shpreh ai.

Lita komentoi edhe zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier, ku nënvizoi se është e pamundur që Viktor Çervanaku të drejtonte këtë rrjet, duke nënvizuar se ende nuk janë kapur kokat e këtij trafiku droge.

“Nuk besoj se një familje e thjeshtë nga Fieri, pavarësisht se Viktori ka një të kaluar shumë të çuditshme, pra ka qenë truprojë e një ish-ministri, më pas është marrë me letërsi, është një personazh pak i çuditshëm, më vonë u bë edhe politikan. Por, nuk mendoj është një person që ka organizuar gjithë këtë trafik deri në 200  kg kokainë.  Ne duhet të shikojmë porositësit por edhe investitorin dhe financuesin. Këta janë ekzekutuesit e operacioni, këta të arrestuarit nuk janë kokat. DEA dhe policia kanë  pritur që këta të komunikojnë me investitorët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026