430 kg kokainë në laboratorin e Fierit, SPAK: Një shqiptar e porositi nga Kolumbia

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë detaje në lidhje me zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier.

Në një konferencë për shtyp, prokurori i SPAK, Adnan Xholi, i cili e ka ndjekur këtë çështje, deklaroi se ndër të tjera, janë sekuestruar 24 ton pleh artificial, brenda së cilës ekzistojnë dyshimet se përmban një sasi lëndë narkotike të llojit kokainë prej rreth 430 kilogram.

Ai u shpreh se kjo sasi është ngarkuar në një port të Kolumbisë në muajin maj të vitit 2022 nga një shtetas shqiptar, i cili në janar kishte hapur një aktivitet në Shqipëri, ndër të cilat ishte importi i plehrave kimike.

- Advertisement -

Sasia e plehut, brenda së cilës ishte fshehur kokaina, e cila ka një vlerë prej 40 milionë eurosh, u transportua nga Kolumbia fillimisht në portin e Pireut në Greqi, më pas në Portin e Barit në Itali, Mal të Zi dhe destinacion të fundit, Shqipërinë.

“Sipas informacioneve paraprake, ekzistonin të dhëna që në muajin maj 2022, në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një sasi me pleh organik artificial në një kontejner, me destinacion Pireun e Greqisë, tranzit për në portin e Barit, në Mal të Zi me porositës një shtetas shqiptar të Shqipërisë. Në kuadër të kërkesës për ndihmë nga Mali i Zi, është aplikuar metoda e posaçme e dorëzimit të kontrolluar dhe nga momenti që është regjistruar procedimi penal e në vijim, kanë vijuar të gjitha veprimet proceduriale nën mbikëqyrjen e GJKKO. Nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare, rezulton që porositësi i mallit, ishte një shtetas shqiptar i cili në fillim të vitit 2022, kishte hapur një aktivitet në Shqipëri, ndër të cilat ishte importi i plehrave kimike dhe mallrave të tjera.

Pasi sasia me pleh është dërguar në territorin shqiptar në muajin shtator 2022, kanë vijuar sërish veprimet e zhdoganimit, veprimet ë transportit, zhvendosjes së ngarkesës në disa qytete dhe vende të ndryshme në Shqipëri, deri ditën e djeshme që është bërë kontrolli dhe sekuestrimi i kësaj sasie në territorin e Frakullës së Madhe në qytetin e Fierit. Janë sekuestruar 15910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 18 aparate celulare, 5 automjete, 2 laptop 2 armë gjahu 20 paleta me rreth 24 ton pleh artificial, brenda së cilës ekzistojnë dyshimet e arsyeshme bazuar në prova, se përmban një sasi lëndë narkotike të llojit kokainë prej rreth 430 kilogram, e  cila referuar shitjes në tregun me pakicë, vlera e saj kap shifrën 40 milionë euro”, tha prokurori i SPAK, Adnan Xholi.

Ndërsa, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja bëri të ditur se për hetimin e kësaj çështjeje, ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me shumë agjenci ligjzbatuese jashtë vendit.

“Ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me shumë agjenci ligjzbatuese jashtë vendit, por edhe me strukturat e azbatimit të ligjit në Malin e Zi. Hetimi ka qenë proaktiv dhe një veçori tjetër e këtij hetimi, është qëndrueshmëria e grupit që ka hetuar për t’i shkuar deri në fund zbulimit qoftë të autorëve, mekanizmit, organizatorëve”, nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU














LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Elvana Gjata në hetim nga SPAK, ja ku u shfaq për festën e pavarësisë

Pavarësia po festohet në Vlorë me radhë të gjata makinash, njerëz nëpër rrugë, flamuj kuq e zi, këngë, valle e atmosferë festive me organizime...

“Koncerte hipokrite”, Erald Kapri: Ja pse erdhi Albin Kurti në Vlorë

Historiani Erald Kapri i cilësoi hipokrite koncertet e organizuara nga bashkitë për festën e Pavarësisë. Në emisionin Now në Euronews Albania, Kapri u shpreh se...

Lidershipi i Ismail Qemal Vlora, Evarist Beqiri sjell të pathënat e botimit të dytë

Në qendrën për Hapje dhe Dialog autori dhe studiuesi i lidershipit të Ismail Qemalit, Evarist Beqiri, promovoi botimin e dytë kushtuar themeluesit shqiptar. Në një intervistë...





TË FUNDIT

Elvana Gjata në hetim nga SPAK, ja ku u shfaq për festën e pavarësisë

Pavarësia po festohet në Vlorë me radhë të gjata makinash, njerëz nëpër rrugë, flamuj kuq e zi, këngë, valle e atmosferë festive me organizime...

“Koncerte hipokrite”, Erald Kapri: Ja pse erdhi Albin Kurti në Vlorë

Historiani Erald Kapri i cilësoi hipokrite koncertet e organizuara nga bashkitë për festën e Pavarësisë. Në emisionin Now në Euronews Albania, Kapri u shpreh se...

Lidershipi i Ismail Qemal Vlora, Evarist Beqiri sjell të pathënat e botimit të dytë

Në qendrën për Hapje dhe Dialog autori dhe studiuesi i lidershipit të Ismail Qemalit, Evarist Beqiri, promovoi botimin e dytë kushtuar themeluesit shqiptar. Në një intervistë...

Historiania: Europa është treguar mosmirënjohëse ndaj shqiptarëve

Historiania Nevila Nika tha në emisionin Now në Euronews Albania se ky 111 vjetor i Pavarësisë nuk i gjen shqiptarët të bashkuar, që ishte...

Thirrja e shqiptarit nga Londra: Duam tekste të mësojmë shqipen

Astrit Sula, drejtori i projektit “Gjurmë iliriane” në Angli tha në një intervistë për Euronews Albania se vullnetarisht ata po mësojnë gjuhën shqipe të...






 








Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×