EMRAT | Personat që financonin dhe gjenin tregun për laboratorin e kokainës në Fier

25 Nëntor 2022 | 10:50

Nikolen Gjelona është personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit, në lidhje me laboratorin e kokainës të zbuluar në Frakull të Fierit, ndërsa Klajdi Kodra është i arrestuari, i cili siguronte tregun për shitjen e kokainës që do të përfitohej nga një proces kimik, pasi ishte lënda narkotike ishte përzierë me pleh kimik.

Janë këto detajet e fundit të raportuara nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati. Në kërkim, janë shpallur dy shtetas kolumbianë, të cilët dyshohet se kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë ilegale, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tyre.

Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë larguar ilegalisht nga Shqipëria, andej dhe nga erdhën. Ende nuk është e qartë sesa është sasia e kokainës që ishte trafikuar përmes kësaj mënyre, teksa hetimet kanë zgjatur për 5 muaj.

Ka qenë fillimisht DEA amerikane që ka vënë në dijeni autoritetet malazeze, të cilët më pas janë vënë në kontakt me autoritetet shqiptare.

Vëzhgimi është bërë nga Drejtoria e Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, duke pasur në vëzhgim 50 persona dhe më pas është zbuluar duke i vënë në përgjim dhe duke përdorur metoda speciale të hetimit.

Lënda narkotike përpunohej në Frakull të Fierit dhe laboratori u gjet në banesën e ish-kryeplakut të fshatit, Viktor Çervanaku. Krahas kontrolleve në Fier, janë ushtruar kontrolle edhe në Tiranë dhe Kolonjë.

Deri më tani janë arrestuar 15 persona, 4 prej të cilëve në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026